Shqipëria është mposhtur nga Luksemburgu, në miqësoren e zhvilluar sonte

Ekipi i Gianni de Biasit ka kaluar në epërsi në minutën e 52-të me golin e Odise Roshit, i cili e mori një top nga Elseid Hysaj.

Ndërkaq, Luksemburgu është përgjigjur me dy gola të shpejtë, duke e barazuar fillimisht rezultatin me David Turpel në minutën e 63-të, ndërsa në atë të 74-t kaloi në epërsi me golin e Kevin Malget./21 Media