Foto: Alfa.mk

Shiu Shkakton Dëme në Maqedoni

Reshtjet e shiut mbrëmë kanë shkaktuar shumë probleme në Maqedoni Banorët alarmojnë se disa rrugë janë bërë të pakalueshme, ndërsa shtëpitë rrezikohen nga përmbytjet e masës së madhe të shiut, i cili ka rënë përnjëherësh, duke shkaktuar pengesa dhe panik tek qytetarët.
Gjithashtu nga goditjet e forta të rrufeve disa pjesë të qytetit kanë ndërprerje të energjisë elektrike.

Banorët nga vendet e vërshuara kanë dërguar disa video nga vërshimet nga vendbanimet e tyre.
Frika është shtuar pasi në gushtin e 2016-tës Maqedonia ishte goditur nga një valë vërshimesh e cila shkaktoj edhe viktima.

/21Media

 

http://kallxo.com/shkupi-pas-tragjedise/