SHBA i Shet Sistem Raketorë Rumanisë

Departamenti i Shtetit Amerikan ka miratuar shitjen e sistemit raketor për Rumaninë në vlerë prej 1,25 miliard dollarësh Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia amerikane për bashkëpunim të sigurisë. Kompania amerikane Lockheed Martin, e cila merret me hapësirë, mbrojtje dhe zhvillim të teknologjisë së re, është prodhuesi kryesor i këtij sistemi të armatimit. Agjencia për bashkëpunim të sigurisë, e cila është në kuadër të Pentagonit, ka njoftuar Kongresin amerikan për mundësinë e shitjes. Rumania ka kërkuar nga SHBA 54 sisteme të artilerisë raketore.