SHBA: Lirohet Nafta

Fitimet të cilat çmimet e naftës i sollën në dy ditët e kaluara janë venitur sot, pasi që Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) raportoi për rritje të prodhimit, gjë e cila neutralizoi pritjet se rezervat amerikane “të arit të zi” serish do të shënonin rënie, transmeton agjencia e New York-ut, Bloomberg.

Çmimi i naftës në tregun në New York shënoi rënie sot për 0,5 për qind, pasi që në dy ditët e kaluara ishte forcuar për 1 për qind./rtv21