Serbët ndërpresin transmetimin e filmit për veteranin e UÇK-së

Filmi “Kosovo…Nazdravlje! Gëzuar!”

Pjesëtarë të organizatës nacionaliste serbe “Zavetnici”, kanë ndërprerë shfaqjen e filmit “Kosovo…Nazdravlje! Gëzuar!” në Media Qendrën në Novi Sad.

Siç raportojnë mediat në Serbi, anëtarët e “Zavetnici” paraprakisht kishin mbajtur një konferencë për gazetarë, ku anëtari i komitetit qendror, Sllobodan Joviq, ka paralajmëruar se në përmbajtje të këtij filmi, ushtria dhe policia serbe si forcë okupatore ndërsa ‘pjesëtarët e UÇK-së terroriste’ paraqiten si luftëtarë legjitimë për liri.

Joviq ka vlerësuar se një film i llojit të këtillë promovon separatizmin në Novi Sad me qëllim të inkurajimit të një veprimi të njëjtë në Vojvodinë.

Pas konferencës, disa pjesëtarë të “Zavetnici” kanë hyrë në sallë,  kanë fikur projektorin dhe kanë ndërprerë transmetimin e filmit, me thirrjet ‘kjo është turp’.

Ndryshe, filmi dokumentar “Kosovo… Nazdravlje! Gëzuar!” me , kooproducent Dinko Gruhonjiq është një rrëfim i takimit të Arientin Abdylit, veteran i luftës së UÇK-së dhe Isak Vorguqiqit, ish-murg në  Kishën ortodokse serbe./21Media