Rriten Shitjet e Makinave të Reja

Në Evropë tregu i shitjes së veturave ka shënuar ngritje të konsiderueshme

Tregu evropian i automobilave në maj shënoi rritje të fuqishme, me ç’rast regjistrimi i automjeteve të reja është kthyer në nivelin e para krizës, njoftoi sot Asociacioni i prodhuesve evropianë të automobilave (ACEA).

“Në maj 2017, regjistrimi i veturave për udhëtarë në gjithë BE-në është rritur 7,6 për qind në 1,38 milionë njësi. Ky rezultat është afër nivelit të majit 2007, pas të cilit kriza ekonomike goditi industrinë e automobilave, thuhet në kumtesën e ACEA./21Media