Foto: RTV 21

Rreziqet që Sjell Gërhitja për Trurin

Personat që gërhasin kanë një rrezikshmëri tri herë më të lartë për të zhvilluar demencën, paralajmërojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët australianë tashmë kanë publikuar studimin e parë të këtij lloji për të zbuluar edhe trajtimin e kushteve që parandalojnë demencën.

Profesoresha Elizabeth Coulson, nga Instituti i Queensland tha se “trajtimi i apneas së gjumit redukton rrezikun e demencës”.

“Njerëzit që vuajnë prej saj kan tri herë gjasa më shumë të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer. Kjo ndodh për shkak të hypoxia-s, niveli i ulët i oksigjenit në gjak për shkak të frymëmarrjes së varfër, shkakton vdekjen e qelizave nervore”, tha ajo.

Apnea ndodh kur muskujt dhe indet e buta në fyt zbuten duke shkaktuar bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Ajo ndikon në frymëmarrje, duke e ndaluar për periudha të shkurtra disa herë gjatë natës, duke ulur nivelin e oksigjenit.