Rita Ora

Rita Ora Flet për Kosovën dhe Prindërit

Këngëtarja me famë botërore, e cila me origjinë është nga Kosova, Rita Ora ishte ftuar në një emision amerikan në “Live Kelly and Ryan”.

Ajo aty foli edhe për jetën private, veçanërisht për prindërit dhe për Kosovën, raporton rtv21.tv.

“Është një vend me 2. 3 milionë banorë në Evropën lindore, jemi shpërngulur në Londër kur isha një vjeç. Prindërit e mi nuk dinin anglisht”, tha Rita.

Ajo tregoi edhe për nënën e saj, të cilën tha se e konsideron heroinë.

“Ajo është heroinë, u diagnostifikua me kancerin e gjirit dhe tani është mirë. Pas diagonstifikimit, studioi psikologji dhe mësoi anglisht në të njëjtën kohë”, tha Rita.