Punëtori i Twitterit ia Mbylli Llogarinë Presidentit Trump

Mbyllja ishte e përkohshme.

​Llogaria e presidentit Donald Trump u mbyllë përkohësisht dje nga rrjeti social, Twitter.

Fillimisht kompania e komunikoi si një gabim njerëzor, por në komunikimin e dytë sqaruan se ishte bërë qëllimisht nga një punonjës.

Sipas tyre ky ka qenë veprimi i papërgjegjshëm i një punonjësi që kishte ditën e tij të fundit të punës.

Por fatmirësisht për Presidentin Trump, ky bllokim ka qenë i përkohshëm.

Megjithatë raportohet se nuk janë të pakta rastet kur është kërkuar bllokimi i llogarisë së Trump.

Kërkesa të bazuara tek vetë rregullat e rrjetit social për ofendime dhe racizëm. Trump ka hapur llogarinë e tij në Twitter në vitin 2009, ndërsa tani ka mbi 41.7 millionë followers. / 21Media