Çadrapunues, zanati që rrezikon të zhduket - Foto: Rtv21

Punët që Ndoshta do të Zhduken në 10 Vjetët e Ardhshëm

Mund të duhet një kohë e gjatë për një punë që të zhduket plotësisht. Në të vërtetë, disa vende pune do të zëvendësohen si rezultat i avancimit teknologjik dhe automatizimit. Disa vende pune do të bëhen të vjetërsuara.

Punët mund të zhduken nga një gjeografi, vetëm që të rriten në një tjetër për shkak të perspektivës globale.

Disa punë zvogëlohen në numër dhe mbeten në ekzistencë në një kuptim zonal ose artizanal. Si i tillë, duke u përgjigjur në pyetjen se cilat punë nuk do të jetë rreth dhjetë vjet nga tani, përgjigjen e jep Bonnie Foley-Wong, CEO Pique Ventures, në Quora.

“Këtu janë rastet e punës që ka gjasa të mos ekzistojnë në ekonominë lokale në dhjetë vitet e ardhshme (por ato mund të ekzistojnë diku tjetër në botë ose në kuptimin artizanal)”:

Zdrukthtar – Mobilje të punuara me dorë

Ky është një biznes lokal, ku krijuesit prodhojnë mobilje me porosi të drejtpërdrejta për konsumatorë sipas kërkesave të tyre. Por krahasuar me mobiljet e fabrikuara në masë, kërkesa është relativisht e ulët dhe biznesi nuk krijon shumë punë të reja, shkruan scan.

Prodhues dhe shitje me pakicë të ombrellave

“Pas tetëdhjetë e dy vjet dhe tre gjenerata të menaxhimit, një prodhues ombrelle dhe shitës me pakicë në Vankuver po mbyll dyert e saj. Kjo për shkak të mospërshtatjes me tregun dhe konsumatorët.

Bankierët dhe arkëtarët

Transfertat bankare dhe elektronike të bankave po eliminojnë gjurmët e letrave për transaksionet bankare dhe një ditë ne s’do kemi më nevojë të shkojmë personalisht në një bankë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Agjentët e udhëtimit

Në SHBA, numri i agjentëve të udhëtimit ka rënë nga 124 mijë në vitin 2000, në 74 mijë në vitin 2014. Në këto kushte, është e mundshme që të gjitha punët e agjencive të udhëtimit të zhduken në dhjetë vjet. Rezervimi i udhëtimit do të jetë tërësisht përmes platformave digjitale online dhe veprimtaria e rezervimit të udhëtimit do të kryhet direkt nga vetë udhëtarët ose nga asistentë virtuale. /21Media