Politika e ‘varfëroi’, Kandidatin për Drenasin

Xhavit Drenori, kandidat për Kryetar të Drenasit nga Vizioni për Drenasin harxhoi një pjesë të madhe të të ardhurave familjare në politikë.

Merita Drenori, bashkëshortja e tij tha se përfshirja në politikë e bashkëshortit të saj vetëm sa ka varfëruar familjen.

“Financiarisht jemi ma keq tash se ma herët. Buxheti familjar është shpenzuar në aktivitetet politike të tij”, tha Drenori.

Gruaja e Drenorit në intervistën për debatpernime tha se ai e  ka dobësi sinqeritetin e tepruar.

“Padrejtësitë nuk i duron dhe në raste të caktuara është shumë i drejtpërdrejtë dhe në disa raste kjo po i kushton”,tha ajo.

Kandidati sipas saj ka hobi futbollin dhe nuk është nazeli në ushqim.