Policia Filmohet Duke Shkelur Rregullat

 

Policia e Kosovës është filmuar tek thyen rregullat e trafikut. Video e cila është pranuar në KALLXO.com nga një qytetar  pretendohet të jetë filmuar me datë 15 gusht në afërsi të Klinës në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ne video material shihet makina e policisë e tipit Skoda tek parakalon në vijë të plotë një makinë. KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës për këtë veprim të policisë mirëpo edhe përkundër se kanë kaluar më shumë se 24 orë nga kërkesa zyra për media e policisë nuk ka ofruar përgjigje.