Agim Bahtiri, AKR, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Pishina dhe Pasuria e Agim Bahtirit

Debat Pernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Kryetari aktual dhe Kandidati i Aleancës Kosova e Re për Komunën e Mitrovicës,  shtëpinë e tij e ka plotësuar edhe me një pishinë si dhe me kubëza të reja.

Xhevrie Bahtiri, motra e kandidatit, në Debat Pernime tregoi se ç’farë prona të paluajtshme dhe të luajtshme ka familja.

“ Pasuria është e përbashkët me vëllezër. Para se me marrë mandatin me të vërtetë ka qenë njeri që na ka gzu mas shumti me dhurata. Agimi e ka një Audi”, tha ajo.

Ajo po ashtu foli rreth karakteristikave të personalitetit të vëllait të saj.

“Gjithmonë disponimin në familje e ka pru Agimi”, tha ajo.

Videon mund ta ndiqni këtu