Pasuria e Showmenit  që u bë Politikan

Fehmi Ferati, që në publik njihet për moderim të emisioneve argëtuese, këtë vit i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë debutimin e tij në politikë si kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Debat Pernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës

Flora Zabërgja Ferati, bashkëshortja e Feratit tregoi për të mirat materiale që posedojnë familja.

“Përpos banesës e kemi edhe një villë a si me e qujt që fshatin Vllahi po ajo është shndërruar në restaurant. Pasurinë e kemi bë me punë, me punë, me punë. I posedojmë dy vetura, një Nissan dhe një BMW x5”, tha ajo.

Në intervistën për Debat Pernime ajo gjithashtu foli për karakteristikat e personalitetit të bashkëshortit.

“Fehmiu është personalitet temperament pak. Nuk besoj se Fehmiu do të bjen në gracka të tilla, për arsye se Fehmiu së pari është fetar… Është parimor, vizionar dhe qëndron besnik në premtimet që i bën”, tha ajo.