Pasuria e Kandidatit të VV-së për Klinën

Iber Elezaj, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Klinës ka një pasuri prej afro dy hektarësh tokë përveç tjerash.

Kështu të paktën tha bashkëshortja e tij, Flora Elezaj në intervistën për Debat Pernime e cila tregoi edhe për veturën që ka vozit bashkëshorti para politikës.

“Kemi shtëpinë, afër dy hekterë tokë, kemi dy makina. Makina Mercedes që e voziti unë, Audi A3 e vozit Ibri, e ka dhuratë nga nipi i vet. Para se me hi në politikë ka pasur Golf 2”, tha Elezaj.

Elezaj gjithashtu foli rreth personalitetit të kandidatit

“Kohën e lirë e kalon me mu, me fëmijët, ditëve të vikendit…Është një bashkëshort shumë i mirë, është një babë shumë i mirë”, tha ajo.