Pasuria e Blerim Xhemajlit

Debat Pernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Suharekës, Blerim Xhemajli ka prezantuar pasurinë e tij përmes intervistës me bashkëshorten.

Ajshe Xhemajli në Debat Pernime tregoi se ç’farë prona të paluajtshme dhe të luajtshme ka familja.

“Pasurinë që e kemi pasë para luftës, prapë e kemi atë pasuri. Shtëpinë e përbashkët, rreth një hekter tokë, kemi dy lokale dhe një banesë në Prizren. Burri vozit Mercedes e djali Audi”, tha Xhemajli.

Ajo po ashtu foli rreth karakteristikave të personalitetit të burrit të saj.

“Është punëtor, është i sinqertë, çdo punë që e merr e kryn me shumë vullnet”, tha ajo.