Në Çka Shpenzon më Shumë Arbër Vllahiu?

Njëri prej pretendentëve për tu bërë Kryetar i Komunës së Prishtinës ka shije të shtrenjtë në gardërobë sipas bashkëshortes së tij.

Miradije Vllahiu, gruaja e Arbër Vllahiut, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregoi për disa nga karakteristikat e personalitetit dhe jetës familjare me burrin e saj.

“Në përgjithësi, të gjithë jemi ekonomistë…Arbri shpenzon pak ma tepër të holla sepse ka qef mu vesh bukur”, tha ajo.

Vllahiu në intervistën për Debat Pernime tregoi edhe për pasurinë që posedojnë çifti.

“E gjitha që e kemi si familje është në emër të Arbrit, është një banesë në qendër të Prishtinës dhe është një veturë”, tha Vllahiu.

Ajo rrëfeu mbi karakteristikat që i konsideron cilësi të personalitetit të burrit të saj.

“Është jashtëzakonisht principiel që në shumë raste mendoj që e tepron për arsye se mendoj që është i sinqertë dhe jashtëzakonisht punëtor”, tha ajo.