Prishtina. Foto: Kallxo.com

Meteorologët Parashikojnë Mot të Ngrohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do  të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 5m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK.