Ky është telefoni më i shitur gjatë muajit mars

Kompania analitike Counterpoint Research ka lëshuar një listë të të dhënave më të fundit të disponueshme të shitjeve të telefonave për muajin mars.

Në krye të listës ishte Apple iPhone X, me një pjesëmarrje në treg prej 3.5 për qind.

Në vendin e dytë, me pjesëmarrje në treg prej 2.3%, ishte iPhone 8 Plus.

Për herë të parë në histori, Xiaomi është një prodhues krenar i telefonit më të shitur Android, i cili për muajin mars ishte Redman 5A me 1.8% të tregut.

Pason  telefoni Oppo A83. Galaxy S9 dhe Galaxy S9 +, u gjetën në mesin e telefonave më të mirë dhe më të shitur gjashtë në muajin mars (1.6%).

Gjithashtu, me një pjesë prej 1.6 për qind, iPhone 7 është në vendin e shtatë. Pason iPhone 8 me 1.4%, Samsung Galaxy J7 Pro 1.4% dhe Apple iPhone 6 1.2%. Sipas Counterpoint Research, iPhone X mbetet lider në segmentin e tregut ultra premium, ndërsa Samsung ka dyfishuar pjesën e shitjeve të segmenteve premium.

Prodhuesit kinezë Oppo, Vivo, Xiaomi dhe Huawei janë fitues në segmentet e tregut të mesëm dhe të ulët./21Media