Krijohet ngjitësi që mbyll plagën për një minutë

Inxhinierët amerikanë të biomedicinës dhe kolegët e tyre nga Universiteti në Sidnej kanë krijuar ngjitësin elastik kirurgjik, i cili mund të bëjë një revolucion të vërtetë në intervenimet emergjente për sanimin e plagëve të hapura.

Xheli unik i quajtur metro mund të mbyllë plagën brenda një minute dhe për bazë ka proteinën elastike hibride.

Ngjitësi mund të vendoset në plagët e brendshme ose të jashtme.

Kur vendoset, ai aktivizohet me ndihmën e rrezeve ultraviolet.

Metro deri më tash me sukses është testuar në kafshët laboratorike, përkatësisht në arteriet dhe mushkëritë e minjve dhe mushkëritë e derrave.

Testet në njerëz janë në rrjedhë dhe rezultatet e deritanishme janë shpresëdhënëse./21Media