Kosova më e Lumtura në Rajon

Kosova renditet si vendi më i lumtur në rajon, duke zënë vendin e 66-të.

Pas saj është Serbia e 78-a, Mali i Zi në vendin e 81-të, Maqedonia e 89-a dhe Bosnja e 93-ta. Kurse, Shqipëria renditet në vendin e 112.

Konstatimi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka publikuar indeksin e lumturisë për 2018-ën.

Shqipëria renditet në vendin e 112 nga 156 vende të botës të marra në studim, duke u renditur kështu krah vendeve të tjera të botës së tretë.

Rangimi realizohet duke pasur parasysh kritere si të ardhurat për frymë, siguria shëndetësore, korrupsionin për të cilat shqiptarët janë më të pakënaqurit në Evropë.

Bie në sy fakti se Shqipëria renditet pranë vendeve si Laosi, Tunizia, Sierra Leone, Bangladeshi, Iraku etj.

Rezulton se Shqipëria është e pakënaqur me 3 pozicione, krahasuar me një vit më parë kur renditeshim të 109-ët.

Vendi më i lumtur në botë rezulton Finlanda, e ndjekur nga Norvegjia në vendin e dytë, e më pas Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Suedia.

Shtetet e fundit janë Burundi, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Edhe në vitin e kaluar vendi më i lumtur në botë u shpall një shtet skandinav, Norvegjia, e cila këtë vit është në vendin e dytë.