Kënga ‘Gangam Style’ Bie nga Froni

‘Gangam Style’, kënga e këngëtarit koreano-jugor Psy ka qenë videoja me më së shumti klikime në kanalin You Tube në pesë vitet e fundit. Rekordin e ‘Gangam Style’ prej 2,895,000,000 shikimeve e ka thyer një këngë tjetër shumë e popullarizuar.

Kënga ‘See you again’, kolonë zanore e filmit “Fast and Furious 7” e kënduar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth ka kaluar 2,985,000,000 shikime duke thyer rekordin e mbajtur për pesë vjet nga ‘Gangam Style’.

Kënga e koreano-jugorit Psy mbahet në mend edhe pse kishte detyruar kanalin You Tube të rishikonte kodet e saj pasi kjo faqe nuk mund t’i numëronte më shikimet pasi nuk ishte parashikuar që një video të klikohej kaq shumë.

Kënga ‘See you again’ i është kushtuar aktorit të ndjerë Paul Walker i cili kishte kishte ndërruar jetë në një aksident trafiku në vitin 2013 pak para se të përfundonin xhirimet e pjesës së shtatë të filmit “Fast and Forious”.

Nëse një person i vetëm do ta shikonte videon e këngës ‘See you again’ për aq herë sa është klikuar deri tani, do t’i duheshin plot 22 mijë vjet.