Kanë Përfunduar Punimet në Parkun Arkeologjik të Apollonisë

Janë rehabilituar Manastiri i Shën Marisë dhe Peizazhi

Kanë përfunduar punimet në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.  Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Siç njofton ministria gjatë këtyre punimeve u rehabilituan Manastiri i Shën Marisë dhe Peizazhi. Në postimin e Ministrisë së Kulturës në Facebook Aopllonia cilësohet si nazike delikate dhe plot mistere.

“Te tillë e kanë zbuluar pak nga pak Apolloninë jo vetëm Leon Rey dhe dhelpra e tij, tashmë legjendare, që i tregoi rrugën për zbulimin qytetit antik, por edhe konsulli Pouqueville francez i Ali Pashait, edhe studjuesja udhëtare Edit Durham britanike e dashuruar me shqiptarët e deri te Puzanova ruse e arkeologët shqiptarë të paçmuar sa duhet për pasionin e dokumentimin që kanë lënë.

Një nga fillimet e Via Egnatia-s, qendër mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Çezarit dhe Pompeit, vend i magjistratëve dhe filozofëve, vend i amvisave dhe burrave të mençur, i ekonomiqarëve dhe largpamësve, Apollonia është një histori ku kryqëzohen vendet, epokat, kulturat”, rrëfehet historiku i Apollonisë nga Ministria në Facebook./21Media