Kandidati me Tetë vetura

Gani Dreshaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë për Kosovën për Komunën e Istogut ka në posedim plot tetë vetura familjare.

Dreshaj i cili ka punuar dhe vepruar në Gjermani po ashtu ka një fabrikë të drurit, një shtëpi dhe një banesë.

Këto të paktën i tregoi vajza e tij Arianina Dreshaj e cila tha se babai është shumë i lidhur me vendlindjen.

“Është njeri shumë i sinqertë dhe shumë punëtor dhe mendon vetëm për vendlindjen e vet”, tha Dreshaj.

Ajo po ashtu foli rreth personalitetit të babait të saj dhe marrëdhëniet familjare.

“Mas shumti pare harxhojmë na femrat se na jemi tri femra në shtëpi. Është shumë i qetë i dashur, e kemi si shok, tip i qelur mundemi me fol për gjithçka me to”, tha Dreshaj.