Kandidati që se Rregulloi Fenerin për 7 vjet

“Qe 7 vite jam duke e prit me ma vnu një fener në ballkon, kurrë jo s’më thotë, po kurrë nuk e ka vnu”, kështu thotë bashkëshortja e Osman Krasniqit, kandidat i Aleancës Kosova e Re për Prizren.

Ajtene Krasniqi në intervistën për Debat Pernime zbuloi detaje intersante të personalitetit të burrit të saj.

’ Po gru, qysh nuk të nimoj, unë e dhezi bojlerin ti i lan entë’, citon ajo bashkëshortin.

Jashtë shakasë, Krasniqi tregoi për pasurinë familjare që e posedojnë.

“Jetojmë në një shtëpi të bashkësisë… unë kam pasë fat që e kemi ble një shtëpi këtu afër, kemi dy vetura, një Pezho dhe Mercedes”, tha ajo.

Sipas saj kandidati Krasniqi ka hobi peshkimin si dhe një varg aktivitetesh të tjera.

“Unë jam koka, Osmani është qafa. Kohën e lirë e kalon në peshkim, lexon, nganjëherë këndojmë bashkë, fëmijtë i kemi muzicienta”, tha Krasniqi.