Kandidati që Jeton me Prindër e Vëllezër

Bashkim Ramosaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është larguar nga shtëpia e familjes.

Vlora Ramosaj në intervistën e saj për Debat Pernime tregoi se çifti jetojnë së bashku me vëllezërit dhe prindërit e burrit.

“Jetojmë me vëllezërit e Bashkimit, prindërit e Bashkimit, një familje shumë me harmoni. Këtu e kemi zotin e shpisë, babain e Bashkimit, që është zot i krejt familjes së madhe që e kemi”, tha Ramosaj.

Sipas Ramosajt, bashkëshorti i saj ka një veturë Audi ndërkaq u shpreh e bindur që ai nuk do ta keqpërdor buxhetin komunal në rast se merr mandatin qeverisës.

“Nuk ka me hangër drekë apo darkë me pare të komunës. Unë nuk do ta besoj që ai e blen telefonin me pare të komunës”, tha ajo.

https://youtu.be/hmIRvLj43Ns?t=5m34s

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend