Kandidati që i Bie Çiftelisë

Besim Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka një talent të veçantë jashtë angazhimit të tij në politikë.

Hidajete Hoti në intervistë për Debat Pernime zbuloi se bashkëshorti i saj luan në instrumentin tradicional.

“Kohën e lirë pak me lexime dhe  e ka një hobi të veçantë që e ka trashëguar nga prindi i vet që i bjen shumë mirë çiftelisë”, tha ajo.

Hoti tregoi se posedojnë një shtëpi, veturë dhe tokë si familje ndërkaq përshkroi edhe personalitetin e kandidatit.

“Është njeri i sinqertë , i sigurtë , i hapur për të gjithë”, tha ajo.