Kandidati Futbollist i Ferizajt

Kryetari në largim i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është person sportiv në kohën e lirë nga angazhimet politike.

Fatmire Svarqa, bashkëshortja e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës tregoi rreth hobit të burrit të saj.

“Nëse gjen pak kohë të lirë, futbollin e ka si hobi, luan nganjëherë”, tha ajo.

Svarqa po ashtu foli rreth arsyeve pse mendon që bashkëshorti i saj meriton edhe një mandat qeverisës.
“Muharremi nuk mirret shumë me thashetheme, vendimet dhe qëndrimet që i merr ai i qon gjithmonë përpara”, deklaroi Svarqa.

Sa i përket pasurisë, ajo tha se ato ç’farë posedojnë si familje nuk ndryshojnë shumë me ato çka kishin para katër vitesh.