Kandidati me Dhurata të Panumërta për Bashkëshorten

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Pejës, Bashkim Nurboja duket se është shumë i kujdesshëm për gjeste romantike ndaj bashkëshortes.

Mimoza Nurboja në intervistën për debatpernime tha se bashkëshorti i saj i sjell dhurata sa herë që kthehet nga udhëtimet.

“Udhëton shumë dhe saherë vjen prej rrugës, bjen jo një por dy tre dhurata. Dhurata e fundit kam marrë pantolla me setër, dy pantolla tjerë edhe një gjysëm rrollkë”, tha Nurboja.

Ajo po ashtu bëri te ditur se bashkëshorti i saj nuk synon të pasurohet nëse fiton mandatin e Kryetarit të Pejës.

“Paga e një kryetari të komunës është ma e ultë, kshtuqë nuk e kemi mëndu mu pasuru”, tha Nurboja.

Gruaja e Nurbojës tha se kandidatit i pëlqen leximi dhe ëmbëlsirat.