Jon Lynn Turner në HardhFest

Festivali i Rrushit në Rahovec që do të mbahet më datat 7 deri më 10 shtator sivjet do të sjellë artistë të njohur ndërkombëtar dhe vendor.

Një nga risitë e festivalit me sloganin ‘Mbas Verës, vjen Vera’ është edhe performanca e artistit të njohur Jou Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers.

Përveq kësaj, sipas organizatorëve në festival do të kthehen edhe grupe të njohura vendore.

“Në Hardh Fest 2017, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalitdo të performojnë edhe dj të ndryshëm si DJ  Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel. E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Ëriters. Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainboë, Joy Lynn Turner me bendin e tijTroublemakers”, thuhet në njoftimin e tyre.

Me këtë organizim, Rahoveci pritet të jetë  nikoqir i rreth 50,000 pjesëmarrësve të ‘Hardh Fest’.

Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.

Vitin e Kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë.