Foto: RTV 21

Ja Pse Kafeja Shërbehet me një Gotë Ujë

Jemi mësuar që kafenë të na e sjellin të shoqëruar me një gotë ujë, por a e dimë pse

Kamerieri gjithmonë, porosisë suaj të kafes i bashkëngjit edhe një gotë me ujë. Por, a e dini pse ndodh kjo?

Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.

Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rrit shpeshtësinë e urinimit dhe me këtë gjë trupi humb lëngje me një ritëm të shpejtë.

Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për të kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.

Duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur pini kafe, ju rrisni rrezikun për t’u dehidratuar.

Kështu që kurrë mos e lini pa pirë gotën e ujit që ju vjen me kafenë.