iPhone X Ka Dalur në Shitje në Mbarë Botën

Fansat e Apple më në fund mund ta kthejnë veten në një ilustrim ’emoji’ të derrave në iPhone X.

Telefoni më i ri i kompanisë doli të hënën në shitje në dyqane në mbarë botën.

Është bërë një traditë për qindra konsumatorë besnikë që të presin në radhë përpara dyqaneve në mbarë botën që të jenë ndër të parët që zotërojnë iPhone-t e rinj.

Entuziasti i Apple, Rupert Legallias në Londër priti në radhë për orë të tëra, siç bëri për lansimet e mëparshme për iPhone 5S dhe iPhone 6, por ai tha se kjo ngjarje ishte e ç’organizuar dhe modeli i tij ishte shitur para se të mund ta merrte.

“Kishte vetëm 120 njerëz para meje në [radhë]. Niveli i tyre i aksioneve duhet të ketë qenë jo-ekzistues”, tha ai. “Është vetëm një zhgënjim.”

Njerëzit të cilët e kanë para-porositur online gjithashtu do të fillojnë të marrin pajisjet e tyre me postë të premten.

Porositë paraprake për iPhone X nisën herët të martën në mëngjes.

Por brenda 15 minutash, faqja kryesore e Apple në SHBA ra nga sistemi për shkak të pajisjeve që do të dërgohen më 3 nëntor. Koha e pritjes për shitjet në internet është rritur në disa javë.

Për të festuar 10 vjetorin e iPhone, Apple përfshiu një numër ndryshimesh të mëdha në iPhone X.

Ekrani ka marrë më shumë hapësirë në pajisje dhe është zëvendësuar butoni “Home” me teknologjinë e zbulimit të fytyrës.

Por këto karakteristika nuk vijnë lirë. IPhone X fillon nga 999 dollarë në SHBA dhe shumë më tepër në shumë vende të tjera.