iPhone 8 do të Njohë Fytyrën e Pronarit Pothuajse Menjëherë

Apple në shtator do të prezantojë modelin e tij më të ri iPhone 8, i cili sjell shumë risi, përfshirë edhe teknologjinë për njohjen e fytyrës.

Mediat jugkoreane shkruan se iPhone 8 do të njohë fytyrën e pronarit pothuajse menjëherë.

“Skaneri i ri për njohjen e fytyrës, i pajisur me sensorë 3D, mund të analizojë në thellësi fytyrën e përdoruesit brenda disa milionta pjesë të sekondës. Po ashtu, sensorët 3D ndodhen në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes”, shkruan Korean Herald.

Burime të besueshme pohojnë se Apple nuk do të integrojë sensorin TouchID për skanimin e gishtërinjve dhe ai nuk do të jetë pjesë e modelit më të ri.

Atë do ta zëvendësojë teknologjia e re për njohjen e fytyrës, e cila do të përdoret edhe për shërbimin Apple Pay.

Shumica janë brengosur për shkak të kohës, e cila do të jetë e nevojshme për njohjen e fytyrës, duke pasur parasysh se sensori i gishtërinjve ishte efikas dhe i shpejtë, por sipas pohimeve të burimeve të besueshme nuk ka arsye për brengosje.

iPhone 8 do të mbështesë edhe mbushjen pa tela dhe do të jetë më ekonomik se sa pararendësi i tij. /21Media

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend