Honda Ndalon Prodhimin për Shkak të Sulmeve Kibernetike

Honda ka mbyllur fabrikën e saj në qytetin Sajami

Kompania japoneze e automobilave Honda ka ndërprerë përkohësisht prodhimin në njërën nga fabrikat e saja në afërsi të Tokios, pasi që ishte cak i sulmeve kibernetike prapa të cilit qëndron virusi i cili muajin e kaluar rrezikoi punën e mijëra kompjuterëve në gjithë botën.

Honda po ashtu njoftoi se ka mbyllur fabrikën e saj në qytetin Sajami, në afërsi të Tokios, pasi zbuloi se sistemin i saj kompjuterik është “infektuar” me të ashtuquajturin virusin “Wannacry”, transmeton AFP./21 Media