Veturë me rrymë - Foto: Rtv21

Holanda Ndalon Shitjen e Veturave me Benzinë dhe Naftë

Qeveria e Holandës planifikon të ndalojë shitjen e veturave të reja me benzinë dhe naftë prej vitit 2030, për të zvogëluar emetimin e dyoksidit të karbonit në këtë vend.

Autoritetet në Holandë dëshirojnë që në vitin 2030 të arrijnë që emetimi CO2 të ulet për 49% në krahasim me nivelin e vitit 1990 dhe besojnë që ndalimi i shitjes së veturave me djegie të brendshme të kontribuojë që ky objektiv të realizohet.

Në vitet e ardhshme pritet që veturat elektrike gradualisht të zëvendësojnë ato me benzinë dhe naftë. /21Media