Gruaja: Shaqir Totaj Vozit Shpejt

Bashkëshortja e Shaqir Totajt,  Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Prizrenin u ankua publikisht për mënyrën sesi vozit i shoqi.

Në intervistën për Debat Pernime, Flutura Totaj numëroi në listën e dobësive të burrit të saj edhe vozitjen e shpejtë

“Një pikë e dobët e tij që është në vozitje shumë i shpejtë.”, tha Totaj.

Megjithatë, ajo përshkroi jetesën e përbashkët si romantike dhe të mbushur me udhëtime.

“Shumë shpesh dalim thuajse çdo natë .28 vite kam martesë, masi jemi martu kemi qenë në Venedik”, tha ajo.

Sipas Totajt çifti posedojnë një shtëpi dhe dy vetura dhe sipas saj nuk janë të varur nga një rrogë eventuale që mund të marrë bashkëshorti nëse fiton zgjedhjet e 22 tetorit.

“Nuk besoj që e merr veturën e komunës në shtëpi sepse zakonisht në punë shkon me bicikletë”, tha Totaj.