Gruaja nga Prizreni që Synon Pejën

Eneida Kelmendi, Kandidatja e vetme grua nga partia Fjala që synon të marrë drejtimin e Komunës së Pejës është me prejardhje nga Komuna e Prizrenit.

Bashkëshorti i Eneida Kelmendit, Bekim Kelmendi, në intervistën për debatpernime ka shfaqjen përkrahjen e tij ndaj gruas në garën për të parën e Pejës.

Kelmendi ka rrëfyer edhe mbi karakteristikat e personalitetit të bashkëshortes duke thënë gjithashtu se i pëlqejnë ushqimet e Prizrenit.

“Eneida është nanë që edukon ma shumë, unë jam më i lazdrum me vajzat e mija. Në atë aspektin e ushqimit nuk ka qef të gatshme, zakonisht vet i përgatit, ma shumë tradicionale të Prizrenit”, tha ai.

Ai po ashtu ka treguar për pasurinë familjare që sipas tij e ka trashëgim pa specifikuar se a kanë të dy bashkëshortët pasuri në emër të tyre.

Sipas Kelmendit, gruas së tij i pëlqen leximi dhe dalja në natyrë.