Sali Asllanaj, kryetar i komunës së Suharekës

Gruaja e Sali Asllanajt : Nuk ja Pamë Hajrin Politikës

Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Suharekës nuk pati rritje të dukshme të pasurisë familjare në përfundim të mandatit katër vjecar.

Fatmire Asllanaj, bashkëshortja e kandidatit madje konsideron se rroga e kryetarit nuk është ndonjë shumë që ndihmon në rritje të qëndrueshme të pasurisë

“Politikës a ja kemi pa hajrin?, Nuk ja kemi pa aq shumë sepse me punu me një rrogë nëse punon drejt nuk mundesh me bo diçka pasuri dhe me pas shumë të ardhura”, tha ajo.

Në intervistën për Debat Pernime, Asllanaj tregoi edhe lidhur me aktivitetet e bashkëshortit jashtë politikës.

“Aktivitetet me sport, biliardo, ping-pong, tenis, i ka aktivitetet e lira që i bën”, tha ajo.

Sa i përket pasurisë ajo tha se posedojnë një banesë dhe një shtëpi në ndërtim, ndërkaq sipas saj burri vozit ende Mercedesin që e kishte pasur para katër vitesh.