Gruaja e Lladrovcit: Akoma Kemi Jetë Mesatare

Bashkëshortja e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili posedon tre vetura dhe shtëpi me pishinë konsideron se kanë standard mesatar të jetesës.

Shemsije Istogu- Lladrovci , gruaja e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Drenasin, tha se nuk ka ndryshuar pasuria e tyre familjare që nga zgjedhja e burrit në krye të Komunës

“Standardi jetësor është po ai që ka qenë, ende jemi me ato tre makina ende mendoj që jemi familje mesatare”, tha Istogu-Lladrovci.

Në intervistën për debatpernime, ajo rrëfeu për karakteristikat e jetesës familjare me kandidatin.

“Kohëve të fundit gjumin e ka jo të rregullt, prej që është bërë Kryetar i Komunës s’kemi dalë”, tha ajo.

Gruaja e Lladrovcit ngriti lartë kontributin e burrit të saj për Kosovën dhe Drenasin , duke theksuar aktivitetine tij për barazinë gjinore.

https://youtu.be/7J7x-nF7DMg?t=24m9s

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend