Gruaja: Çakmaku Meriton Prishtinën ku ka Jetuar mbi 200 Vjet
Avni Çakmaku, kandidat i Partisë Fjala për Komunën e Prishtinës sipas bashkëshortes është qytetar shumë i vjetër i kryeqytetit.
Hidajete Çakmaku konsideron se bashkëshorti i saj duhet të fitojë garën në Prishtinë për shkak se jetojnë aty më shumë se gjashtë gjenerata
“Avniu është kandidati më i mirë për Prishtinë për shkak se është qytetar i vjetër, mbi dyqind vjet janë këtu, e njeh Prishtinën shumë mirë”, tha Çakmaku.
Në intervistën për Debat Pernime ajo tregoi për pasurinë familjare që e posedojnë.
“Sa i përket pasurisë e kemi një shtëpi dy katëshe, një vikendicë në Orllan dhe një kerr”, konstatoi Çakmaku.
Ajo po ashtu bëri premtime publike lidhur me aktivitetet e bashkëshortit nëse fiton mandat pas zgjedhjeve të 22 tetorit.
“Nëse bëhet kryetar do të mundohet me gjithë shpirt dhe me sa ka, padrejtësi kërkujt s’do ti bën”, tha ajo.