Google Home Mini Spiunon Përdoruesit, Dërgon të Dhënat në Bazë

Asistenti i ri i Google, Home Mini, për shkak të gabimit “trashanik” ka spiunuar dhe incizuar bisedat e përdoruesve të tij.

Pajisja është e dizajnuar të përgjigjet në pyetjet e përdoruesve.

Por, modeli i lansuar së fundit ka incizuar bisedat e përdoruesve gjatë gjithë kohës, të cilët nuk kanë qenë në dijeni për një gjë të tillë.

“Është aktivizuar disa herë gjatë ditës dhe ka dërguar këto incizime në Google”, ka zbuluar Artem Rusakovski nga portali AndroidPolice.

Ai ka thënë se pajisja gjatë gjithë kohës regjistron prekjen “fantome”, e cila e aktivizon dhe nis xhirimin. Google ka reaguar shpejt dhe ka dërguar inxhinierët për të zgjidhur problemin.

Shumë shpejt zbuluan se ky nuk është rasti i vetëm.

“Ekipi është i vetëdijshëm se gabimi ka prekur një numër të vogël pajisjesh Google Home Mini dhe mendojmë se mekanizmi touch është fajtor për sjelljen e tij jo korrekte. Pajisjen e kemi resetuar për të gjetur problemin”, thuhet në komunikatë./ 21 Media