Faton Topalli Është Edhe Muzikant

Përveç angazhimit të tij në politikë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Ferizajt, merret edhe me muzikë.

Zymrije Topalli, nëna e kandidatit rrëfeu për hobin e djalit të saj në intervistën për Debat Pernime.

“Me muzikë merret ma shumë, a i bjen çiftelisë, harmonikës, kitarës, a knon a”, tha ajo.

Sipas Topallit, djali i saj ka shpenzuar më shumë për politikën sesa ka fituar nga ajo.

“Nuk ka veturë, nëse e blen e blen me pare të veta jo me të komunës. [Pasuria] u zvogëluar ma shumë se që është rrit.. veq sa ka harxhu ma shum”, tha ajo.

Sipas zonjës, Topalli është një person i qetë dhe i përpiktë në punë.