foto Facebook

Elvis Hetemi Triumfoi Ndaj Boskierit Çek

Boksieri kosovar, Elvis Hetemi sonte e ka mundur boksierin çek,  Stanislav Eschner-in, në meçin e kategorisë super të mesme.

Hetemi shënoi fitore pas gjashtë raundeve të boksit me vendim unanim në meçin e zhvilluar në Gjermani. Ndryshe, kjo është fitorja e dhjetë e Hetemit, dy prej të cilave i ka realizuar me nokaut. Ndërkohë, sonte në Gjermani do të ndeshet edhe boksieri tjetër kosovar,  Haxhi Krasniqi me boksierin polak, Bartlomiej Grafkan.