Eklipsi Ndodh për Herë të Parë që nga Viti 1918

Pas 99 vjetësh, sot të gjithë Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një eklips të plotë diellor. Ekspertët i këshillojnë njerëzit të përdorin lente mbrojtëse të posaçme për të parë eklipsin.

Ky eklips ndodh për herë të parë që nga viti 1918. Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta.

Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi i ditës së sotme besohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta. Do t’i duhen rreth 90 minuta hënës për ta mbuluar tërësisht diellin.

Pra do të fillojë në orën 10:15 paradite në Bregun Perëndimor dhe do të përfundojë rreth orës 14:45 pasdite./ 21 Media