Foto: Facebook

Dy Super-Përballje në Ligën e Kampionëve

Real Madridi, që ka fituar dy edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve do të ketë punë të vështirë kundër PSG. Kjo e fundit bëri blerje të shtrenjta në verën që lamë pas, duke transferuar Neymarin për 222 milionë euro dhe Mbapen.

Kundërshtar të vështirë do të ketë edhe Barcelona, që do të përballet me Chelsean. Përballjet në mes këtyre ekipeve ka qenë gjithmonë të tensionuara në të kaluarën.

Duel tjetër interesant, do të jetë edhe ai ndërmjet Juventusit dhe Tottenhamit.

Ndeshjet e para të kësaj faze, do të zhvillohen në muajin shkurt në datat: 13, 14 dhe 20, 21. Ndërsa ato të kthimit më 6/7 e 13/14 mars të vitit të ardhshëm. Më poshtë, janë të gjitha çiftet e 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve:

Juventus – Tottenham

Basel – Man. City

Porto – Liverpool

Sevilla – Man. Utd

Real Madrid – PSG

Shakhtar D. – Roma

Chelsea – Barcelona

Bayern M. – Beshiktash