Debati Zgjedhor Detyroi Kandidatin t'i Blejë Dhuratë Gruas

Ankesa publike e bashkëshortes së Bali Muharremajt në debatet e kaluara zgjedhore të ‘Jeta në Kosovë’ , bëri që ai ti blejë dhuratë gruas.

Lumturie Muharremaj, gruaja e kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës zbuloi një detaj interesant mbi kujdesin e burrit të saj për dhurata.

“Dhuratën ma ka ble pas zgjedhjeve 2013. Bile më pat thanë kur ma dha dhuratën tha je anku para televizonit që nuk të kam ble dhuratë. Një dhuratë shumë të mirë e shumë modeste ma ka ble”, tha ajo.

Në intervistën e sivjetme për Debat Pernime, Muharremaj tha se përkushtimi i burrit të saj për nevojtarët është i tepruar.

“Kaniher bona nervoz, më pengon telefonata deri në 12 të natës ka vullnet me i ngu njerëzit, me i ngu hallet”, tha Muharremaj.

Sipas saj, familja posedon një shtëpi, një banesë në Prizren dhe veturën Mercedes ML.