Çokollata më e Shtrenjtë në Botë

Çokollata më e shtrenjtë u ekspozua të premten në panairin e çokollatës në Obidos të Portugalisë.

Vendi në të cilën është ekspozuar çokollata ka formën e kurorës dhe është e zbukuruar me 5500 kristale Swarovski.

Edicioni i limituar përmban 1000 bonbone me çmim prej 7728 euro për copë.

Ëmbëlsirat me çokollatë janë të mbushura me shafran, zhardhok kërpudhash të bardha, vanilje nga Madagaskari dhe fletëpalosje të artë.

Kreatori i çokollatës, portugezi Daniel Gomes deklaroi se kjo çokollatë në formë diamanti ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si më e shtrenjta në botë./21Media