Çka nëse Donald Trump do të ishte i pastrehë?

Një artist sirian, Abdullah Al Omar ka pikturuar liderët botërorë sikur ata të ishin të pastrehë apo refugjatë.

Al Omar që është vetë refugjat ka shprehur mllefin e tij me mediat dhe politikën globale duke prodhuar piktura që portretizojnë liderët në gjendje të mjerueshme.

Në videon e mëposhtme mund ti shihni liderët nga Barack Obama, Donald Trum e Vladimir Putin duke pritur në rend për ushqim.

“Desha ta imagjinoj se si do të dukeshin të gjithë liderët e fuqishëm në botë nëse do të ishin ‘në këpucët tona’. Ishte më shumë një histori personale duke qenë vetë i zhvendosur dhe i mbushur zemërim”, tha Omari.

Ai thotë se arti i solli atij një ‘hakmarrje të ëmbël’ që i çarmatosë këto figura.