Behgjet Pacolli pa Truproje

Me miliona pasuri e me një varg postesh publike të mbajtura deri më tash Behgjet Pacolli pretendon se nuk ka nevojë për truproja.

Lideri i AKR-së, në postimin e tij në Facebook ka shkruar se nuk mban truproja pasi nuk i ka borxh askujt dhe ka shtuar se nuk ka frikë nga askush, përveç krijuesit.

“Unë shpesh marrë të njëjtën pyetje. Pse unë nuk përdori truprojë. Unë zakonisht përgjigjem se unë nuk i kam borxh askujt. Unë po ashtu nuk kam frikë nga askush. Përveç krijuesit tonë, kuptohet”, ka shkruar Pacolli.

Politikani milioner Behgjet Pacolli për 35 ditë ishte në krye të presidencës së vendit për tu shkarkuar më pas nga Gjykata Kushtetuese. Ai vazhdoj të jetë pjesë e qeverisë Thaqi në postin e zëvendëskryeministrit deri kur partia e tij humbi zgjedhjet dhe nuk  hyri në kuvend.

Në zgjedhjet e fundit Pacolli dhe partia e tij u rikthyen në skenë me koalicionin me LDK-në brenda të cilit fituan katër mandate të deputetëve duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve politik.