Foto: RTV 21

A e Dini Pse Nuset i Hedhin Lulet?

Të gjitha traditat që nga propozimi në gju, veshja e bardhë e nuses secila ka histori të veçanta, interesante e shpesh edhe të çuditshme.

Tani kemi edhe një zakon tjetër kur nusja e hedh buqetën me lule të një grup i vajzave. Por, pse e bëjnë këtë? Duke e marrë parasysh se për atë buqetë ndoshta kanë shpenzuar kohë për ta përzgjedhur dhe duke e ruajtur me shumë delikatesë. Tani i vjen koha edhe të hidhet! K

Ka një përgjigje edhe për këtë.

Në të kaluarën, nuset konsideoheshin si të bekuara, për faktin se ato po martoheshin dhe nuk do të vdisnin vetëm. Me një fjalë, ato konsideroheshin shumë me fat, shkruan rtv21.tv.

Atëherë, prekja e nuses konsiderohej si fat i madh, por fat edhe më i mirë konsiderohej prekja e një pjese të nuses, siç është fustani apo diçka që i përket nuses.

Për të shmangur dëmtimet e mundshme të veshjeve ato filluan të hedhnin buqetat me lule në mënyrë që beqaret të shkonin pas buqetës dhe jo fustanit të tyre.

Domethënia e kapjes së buqetës ishte se kushdo që arrin ta kapë atë, do të martohej së shpejti./21Media